Në një kohë që pritet nga ora në orë të ketë një zhvillim përsa i përket krizës politike me ndërmjetësimin e amerikanëve, Rama anulon takimin me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Dibër.
Nga kryeministria njoftohet se anulimi i këtij takimi është bërë për shkak të kushteve atmosferike po realisht arsyeja mund të jetë dhe fakti që kryeministri ka pasur sot një axhendë mjaft të ngjeshur.
Që në orët e para të paradites ai ka pasur një takim me ambasadorin Donald Lu, ndërsa kreu i opozitës dy takime të njëpasnjëshme me aleatët e tij opozitarë.
Burime për ‘’Shuplakën’’ thanë pak më parë se Basha e ka pranuar paketën ‘’McAllsiter’’ dhe tashmë presioni i amerikanëve po ushtrohet mbi Ramën. (E.K/SHUPLAKA)