Dita e sotme në Greqi është ditë greve të përgjithshme 24 orëshe. Sindikatat e sektorit publik dhe atij privat kanë bërë thirrje për protesta kundër paketës së masave të reja shtrënguese që po diskutohen në parlament.
Mësohet se kjo grevë do të jetë më e madhja kundër masave të reja që po të zbatohen e duket se do ta bëjnë me të rëndë të sotmen dhe më të pasigurt të ardhmen e grekëve.
Shumë prej shërbimeve të administratës publike nuk do të funksionojnë dhe në sektorë të tjerë do të ketë ndërprerje të përkohshme të punës.
Më problematike pritet të jetë gjendja në transport.
Në grevë marrin pjesë edhe punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Athinës, ku shumë fluturime të brendshme janë anuluar.
Tsipras mesa duket është i detyruar të miratojë një paketë masash të reja shtrënguese, në këmbim të mbështetjes financiare nga partnerët dhe kreditorët e huaj.
(M.D/Shuplaka)