Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në ambientet e kryeministrisë, takim ky që filloi që prej orës 22:00 të mbremjes së djeshme.
Për më shumë se tre orës pas takimit ‘kokë më kokë’, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që u zhvillua në sallën “Pjetër Arbnori” u arrit një marrëveshje mes dy palëve, duke i dhënë kështu fund ngërçit politik në vend, i cili kishte më shumë se tre muaj që nuk po gjente zgjidhje. Ashtu siç edhe u deklarua nga çadra nga Basha është arritur një marrëveshje, detajet e së cilës nuk janë bërë publike.
Ashtu si ka rënë dakord palët politike detaje do të bëhen të ditura në orët në vijim ku do të ketë një komunikim publik.
“Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, tha Basha pas takimit. Sipas asaj që tha kreu i opozitës kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve të qytetarëve në protesta dhe ndihmës së ndërkombëtarëve.
Por ashtu siç edhe u theksua kjo marrëveshje është e bazuar në paktër Mc Allister e propozuar nga SHBA ku midis 20 pikave të saj përcaktohet edhe afati përfundimtar i zhvilimit të zgjedhjeve në vend. Sipas paketës McAllister thuhet se shtyrja e zgjedhjeve mund të bëhet deri në datën 16 korrik.
“Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)”, thuhet në pikën 14 të kësaj paktete. (J.V/Shuplaka)