Komuniteti Mysliman shprehet se nuk përbën problem fakti që data e zgjedhjeve përkon me ditën e Bajramit. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, është shprehur se myslimanët nuk e kanë problem një gjë të tillë pasi ata kanë që gjithnjë tolerant dhe kanë marrë fatet e Kombit mbi shpinë.
Ai gjithashtu kishte dhe një mesazh për klasën politike, duke uruar që politikanët ta justifikojnë besimin e qytetarëve për ti dhënë vendit një qeverisje që do jetë në shërbim të tyre, ka deklaruar Gurra.
“Në një deklaratë të përbashkët duke I bërë thirrje klasës politike, për gjakftohtësi dhe urtësi. Ne sot rikthejmë në vëmendjë dhe thirrjen tonë të sinqertë për të patur një process të sinqertë dhe të lirë në zgjedhje. Ne për zgjedhjet do të japim mesazhin tonë për zgjedhje në një atmosferë positive.
Ne kërkojmë nga besimtarët të jenë të përkushtuar gjatë Ramazanit, ne u themi klasës politike që të jenë të kujdesshëm, të matur, të krijojnë një atmosferë paqësore dhe positive.Kjo është në përputhje me vlerat e muajit të Ramazanit, e drejta e votës është përgjegjësi historike dhe qytetare. Së fundi për qytetarët, fatet e tyre urojmë që ti marrë ajo forcë politike që e meriton. Përkimi I dates Së zgjedhjeve me ditën e bajramit nuk ka pse të jetë problematike, myslimanët kanë marrë fatet e Kombit mbi shpinë, ne jemi tolerant.
KMSH u Bën thirrje besimtarëve që të sillën me dinjitet gjatë këtij muaji, duhet të përkushtohemi ndaj vendit, politikanët të justifikojnë besimin e qytetarëve dhe të punojnë për qytetarët”, deklaroi Myftiu Gurra. (B.h/Shuplaka)