E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Monika Kryemadhi është pyetur ndër të tjera edhe për pengjet që mund të ketë në jetë dhe gjërat që nuk ka provuar.
“Shumë gjëra. Nuk është se kam patur ndonjë jetë që të provojë cdo gjë që provon adoleshenca sot, por disa gjërave i kam rezistuar se kam hallin e fëmijëve”.tha deputetja.
Ermal Mamaqi: ‘Hashashin?’
Kryemadhi: ‘Nuk e kam provuar në fakt, por studioj për të në mënyrë që të mbroj fëmijët e mi, të cilët ndonjëherë i ‘kërcënoj’ duke i thënë do ju bëj analizat nëse e kanë provuar. Kurse unë kam dëgjuar që hashashi sidomos për moshat e reja që e përdorin, më vonë do të kenë probleme me fëmijët e tyre të cilët lindin me defekte në lindje. Prandaj them gjithmonë që përdorimi i drogërave të caktuara nuk është asnjëherë pas asnjë gjë.” u përgjigj Kryemadhi. (J.V/Shuplaka)