Futbollisti shqiptar që luan për Akhisar Belediyespor në Turqi, Sokol Çikalleshi, duket se së shpejti mund të lagohet nga skuadra.
Kjo sepse ka marrë një ofertë të majme prej skuadrës kampione, Beshiktashit. “Super Sport” njofton se kjo lëvizje ka të bëjë me transferimin përfundimtar të Pektemek nga Beshiktash te Istanbul Bashakshehir. Kështu ndërmjet dy klubeve po mendohet një shkëmbim mes lojtarëve, Pektemek për Çikalleshin.
Mendohet se shuma që po negociohet mes Çikalleshit dhe Beshiktashit, është rreth 1 milionë dollar për sezon, ndërsa oferta qëndron për 4-vite.
Nëse kjo marrëveshje do të finalizohet, kjo do t’i shërbejë Çikalleshit për një tjetër hap gjigand pasi do t’i duhet të përballet me futbollistë si Abubakar apo Babel, për një vend titullar. (D.D/Shuplaka)