Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me vrasjen e shënuar pasditen e djeshme në Vlorë.
Burime të policisë bëjnë me dije se makina që autorët përdorën, tip BMW 320 me targa AA 348 PC, ngjyrë gri dhe me xhama të zinj është vjedhur në Durrës para 10 ditësh. Më pas, ata e dogjën makinën pranë Panajasë, pas krimit të përgjakshëm në një zonë mjaft të populluar të Vlorës, pranë Sheshit të “Flamurit”.
Mësohet se pronari i makinës, i identifikuar si I. C. ka bërë denoncimin në polici.
“Po verifikojmë shasinë e automjetit të përdorur në ngjarje.”, janë shprehur burime të policisë. Deri më tani numërohen të jenë shoqëruar 20 persona.
Në atentatin e mbrëmshmë humbën jetën Drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe biznesmeni i njohur, Erven Hyseni.
(XH.A/SHUPLAKA)