Deputetja dhe zv.kryetarja e LSI Monika kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka diskutuar me analistin Fatos Lubonja lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas Lubonjës, ka disa skenare sesi mund të përfundojnë zgjedhjet, megjithatë për të përfundimi është i njëjtë, secila nga palët ka interesa klienteliste. Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve në mendim, edhe Kryemadhi bie dakord në pikën e fundit.
“Unë e kam ngrit gjithmonë problemin e ndërtesës së pushtetit, është thjesht një lëvizje zyrash në katin e tretë dhe këto 3 parti janë pjesë. Më kujtohet një pyetje që e ka ngritur Ramiz Alia: “Më mirë pluralizëm mendimi apo pluralizëm partiak?” Më mirë te pluralizmi i mendimit sesa partiak se këto njëlloj janë. Atëhere lind pyetja ku është halli? Kjo është marrëveshja, lëvizje në katin e tretë. Këtë e lidh edhe me LSI meqë kam Monikën këtu.
Ashtu sikurse është LSI me gjuhë të drunjtë ashtu janë edhe të tjerët. Nëse do shkohet në zgjedhje ndarazi dhe tre partitë marrin votat, përsëri LSI mund të ngelet prap e rëndësishme, por ka edhe një lëvizje tjetër, pasi këta kingat mund të bëjnë aleancë bashkë dhe LSI të ngelet jashtë. Ndoshta e di më mirë LSI, ndoshta se dinë as vetë. Ndoshta as Rama dhe Basha se dinë çfarë do bëjmë.
Po shkoi LSI me PD prap është një skenar që do futet Edi Rama në çadër, ndoshta ka edhe një marrëveshje mes tyre që ta lëmë pas LSI. Kjo ka pikëpyetje. Ama kur vjen puna për sistemin, LSI mbetet shtyllë e sistemit. Por këto parti të gjitha shohin interest klienteliste.”, tha Lubonja.
Ndërkohë Monika Kryemadhi i ka ndërhyrë Lubonjës, duke pranuar se sistemi aktual, i detyron partitë politike të jenë klienteliste.
“Vetë sistemi të detyron të bëhesh parti klienteliste. Sistemi ynë zgjedhor të fut në një rrugicë qorre, sepse kemi ndërtuar një sistem zgjedhor.
Ne zgjedhjet na kanë krijuar një funksion që ti ta kesh bipolar politikën, nuk i bënë llogaritë mirë, pasi LSI u bë patericë në daç për njërën sa për tjetrën. Secila palë të fitojë, oligarkët janë të njëjtët, ndryshon vetëm kryeministri. Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ne në këtë situatë do të mbetemi.”, u shpreh Kryemadhi. (D.D/Shuplaka)