Sot është emëruar prefekti i Qarkut të Dibrës Ardit Kaja, i cili i zë vendin ish prefektit të qarkut të Dibrës, Halit Palamanit. Ky i fundit është kandidat për deputet i PS, për Qarkun e Dibrës për në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Në prezantimin e Ardit Kajës, si prefekt i qarkut të Dibrës, mori pjesë zv/ministri i brendshëm Stefan Cipa.
Prefekti i sapo emëruar Ardit Kaja u shpreh se shpreson që ky institucion të rritet në nivelin e performancës që e kërkon Prefektura. (M.D/Shuplaka)