Qindra persona kanë mbetur të lënduar nga helmimi dje në Mintingun e Partisë Demokratike. Vetëm në Tiranë janë paraqitur më shumë se 50 raste, dhe duke përfshirë njerëzit që janë trajtuar në rrethe dhe në shtëpitë e tyre situata bëhet alarmante.
Vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur me urgjencë në Spitalin Francez në kryeqytet rreth orës 3 të mëngjesit.
Për këtë situatë ka reaguar dhe kandidati për deputetë Erin Salianji. Ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndiejnë shqetësime të paraqiten sa më shpejt pranë mjekëve. Më tej ai e ka paraitur situatën si një prag skandali.
‘’Për të gjithë miqtë dhe pjesëmarrësit e aktivitetit të djeshëm të cilët kane simptoma të djegjes dhe helmimit të mos mjekohen vetë por ti drejtohen mjekut për trajtim sepse mund të ketë komplikacione të metejshme. Dje nëper spitale që neë oret e para të mengjesit kanë qenë qindra qytetarë! Prag skandali!” shkruan Salianji.
Kujtojmë se ende mbeten mister shkaqet që kanë çuar qytetarët në këtë helmim. Është ngritur nje grup pune i kryesuar nga Prokuroria e Tiranës dhe po hetohet për shkaqet e ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1958″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]