Një vrasëse seriale kanadeze që ishte burgosur për përdhunim dhe vrasje të tre vajzave adoleshente, përfshirë motrën e saj po kryen tashmë shërbimin vullnetar tek shkolla filllore e fëmijëve të saj.
Karla Homolka ishte në burg për 12 vjet pasi u shpall fajtore në vitin 1993 për krimet e mësipërme.
47-vjeçarja që ka tre fëmijë nga martesa e dytë tani shpeshherë bën shërbim vullnetar tek shkolla private kristiane e Montrealit ku fëmijët e saj mësojnë.
Prezenca e saj afër fëmijëve ka shtuar frikën e prindërve që kanë fëmijët në atë shkollë.
Ajo është parë të merret me fëmijët e kopshtit me lojrat e tyre dhe një herë i ka mësuar të thurin me shtiza.
“Ne nuk e duam atë këtu”,-shprehet një prind për Daily Mail. “Si mud të ndihesh kur fëmija yt komunikon me një serial killer?”,-ka vazhduar ai.
Asaj nuk i lejohet që të rrijë asnjëherë vetëm për vetëm me fëmijët në shkollë apo në kishë.
Ajo ka treguar madje se ish i dashuri i saj e ka shtyrë që të kryejë vrasjet makabre dhe se është penduar.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2005″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]