Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka reaguar ashpër Hashim Thaçit pas deklaratës së tij të fundit ku u shpreh se Serbia nuk është gati të anëtarësohet në BE sepse nuk e njeh Kosovën.
Përplasja mes tyre ka ndodhur gjatë një takimi në Slloveni. Ai në mënyrë direkte ka kritikuar edhe BE-në duke thënë se nuk flet qartë kur liderët shqiptarë flasin për Shqipërinë e madhe, nga ana tjetër ai është shprehur se Serbia i ka zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa Kosova jo, duke i’u referuar asosacionit të Komunave me shumicë serbe.
Gazeta beogradase Blic raporton sot për reagimin e Vuçiqit, të cilin, sipas të përditshmes swrbe, presidenti i ri serb ia ka bërë të ditur edhe holomogut tjetër, gjermanit Frank Walter Steinmeier, por edhe Thaçit.
“Për çfarë po flet ti? Po ju po dëshironi për kryeministër njeriun i cili ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe të gjithë dëshmitarët janë vrarë. Pavarësinë e morët pas agresionit të NATO-s, pa referendum dhe nuk ju kanë pranuar të gjithë. Pesë shtete evropiane ende nuk ju njohin. Ju për ne nuk jeni shtet i pavarur”, ka cituar Blic të ketë thënë Vuçiq
“Dhe ju nuk dëgjoni atë çfarë thotë Serbia dhe thoni se ne nuk kemi qasje evropiane sepse nuk do ta njohim Kosovën. Për dallim nga ju, që për kryeministër e kandidoni atë… Unë kam thënë në Kuvend që Serbia duhet të heq dorë nga mitet e veta, për hir të së ardhmes, jo vetëm të serbëve, por edhe të shqiptarëve në Kosovë e Metohi”.
Për më tepër, presidenti i Serbisë, gjithnjë sipas Blic, ka folur edhe për politikat nacionaliste në rajon.
“Ishe ti, Hashim, që fole për Shqipërinë e Madhe, jo unë. Jonuz Musliu, po ashtu. Flisni hapur për këtë, ndërsa Brukseli nuk guxon të thotë se kush foli, por thonë – ulini tensionet”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton “klankosova”
“E kishit një obligim dhe nuk e përmbushët, e ky është Asociacioni i Komunave Serbe. Ne i përmbushëm të gjitha, numrin e telefonit, gjyqtarët, prokurorët… krejt. Ju? Asgjë, sepse e keni mbështetjen e numrit më të madh të vendeve të BE-së”.Po ashtu, Vuçiq ka folur me inat edhe për një çështje tjetër, duke iu referuar Thaçit.
“Sikur të kishit 30 për qind shqiptarë në Mal të Zi nuk do të lënit gurë mbi gurë, e ne nga ta nuk kërkuam asgjë”, ka thënë Vuçiq.(B.H/Shuplaka)