Nga Mynihu Gjermani është ekstraduar një 58-vjeçari nga Tirana, i cili rezulton i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
58 vjeçari është kapur nga policia shqiptare në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë të cilën e mbante me qëllim për t’ua shitur personave të tjerë.
DETAJE:
Policia njofton se “Më datë 07.06.2017, u krye ekstradimi nga Mynihu / Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 58 datë 25.02.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”.
Sipas policise, në 2010, ai u kap nga punonjësit e policisë në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë të cilën e mbante me qëllim për t’ua shitur personave të tjerë.