Klajda Gjosha ka konfirmuar të gjitha zërat që qarkullojnë: me ministrat teknikë nuk është zhvilluar asnjë mbledhje qeverie.
Dhe pse ka kaluar më shumë se dy javë nga emërimi i gjashtë ministrave të propozuar nga opozita, mesa duket kryeministri Rama nuk e ka parë të arsyeshme që të ketë një mbledhje me ta.
E ftuar në një debat në ‘’Chanel One” ministrja e Integrimit ka folur dhe për shkarkimet në administratë që i ka quajtur të qëllimshme. Ajo thotë që pavarësisht sulmeve LSI do të jetë më e fortë.
“Jo, nuk kemi bërë asnjë mbledhje me praninë e Ministrave teknikë. Para pak ditësh u ngrit task forca pa LSI….’’ , është shprehu Gjosha.
Kujtojmë se denoncimin për Task Forcën pa LSI-në e ka bërë më parë dhe kreu i kësaj partie Petrit Vasili. Po ashtu nga ajo që mësohet është se punën me ministrant teknikë në vend të Ramës e bën sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi. (E.K/SHUPLAKA)