Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ish-lideri i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano, ka folur për herë të parë për këtyë takim.
Në një prononcim për “Balkanweb”, Nano nuk ka dhënë shumë detaje megjithatë është shprehur “nuk është çështje timoni por destinacioni”.
“Timoni i qeverisjes” është kthyer në temën më të rëndësishme të mediave, që kur kryeministri përdori për herë të parë fjalën timon në fjalimet e tij dhe deklaroi se synonte të merrte 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.
Një shprehje tjetër që Nano përdori, është: Nuk keni parë gjë akoma.
Rama dhe Nano janë takuar pasditen e sotme rreth orës 17.30 pasdite. Takimi mes liderit aktual të PS-së dhe liderit historik të kësaj force politike, ka zgjatur më shumë se dy orë.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar Rama dhe Nano, mirëpo ky nuk është i pari takim i tyre jashtë kamerave të medias. (D.D/Shuplaka)