Me fillimin e verës, Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare i ka kërkuar qeverisë shqiptare të miratojë me shpejtësi vendimin për ta autorizuar të nisë importet e energjisë.
Sipas KESH-it, vendi po përballet me një situatë të vështirë hidrike, ndaj importet duhet të nisin sa më shpejt për të ruajtur rezervën në Kaskadën e Drinit.
Televizioni Top Channel raporton se sipas kësaj korporate, nëse qeveria nuk do marrë vendim për të filluar sa më shpejtë importin e energjisë, vendi mund të përballet me një situatë të vështirë energjetike.
Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave zyrtare, në fund të muajit prill niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metër më i ulët se një vit më parë. Mirëpo korporata siç duket është alarmuar nga treguesit e këtij viti. (D.D/Shuplaka)