Deputeti i partisë CHP, socialdemokrate Enis Berberoglu, është dënuar me 25 vite burg. Ai akuzohet për spinuazh dhe gjykata e Stambollit urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm, thonë mediat turke.
Enis Berberoglu u shpall fajtor për dhënien e një videoje të përditshmes opozitare “Cumhuriyet” ku tregohet interceptimi, në janar 2014 në kufirin sirian, i kamionëve që i përkisnin shërbimeve sekrete turke, MIT, dhe që transportonin armë në Siri.
Kjo aferë ka shkaktuar skandal në Turqi dhe ka shkaktuar zemërimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan. (S.SH/Shuplaka)