Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka denoncuar në një konferencë urgjente për mediat nga selia e partisë, rastet e të dhunës ndaj militantëve të LSI të shënuara ditën e sotme.
LSI bën përgjegjës për rastet, militantët e PS.
“Rilindja përshkallëzon rastet e dhunës”, tha Luan Rama
Teksa dita e zgjedhjeve po afron, tensionet duket se po rriten, jo vetëm mes partive, por edhe mes mbështetësve të tyre.
Pjesë nga fjala e Luan Ramës:
Ditën e sotme është dhunuar një eksponent i LSI në Fushë-Krujë me levë në kokë, si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-së
Të përfshirë:
Astrit Kuci nënkryetar i Bashkisë Pukë.
Pal Doci koordinator i PS bashkë me nipin
Pëllum Prenga inxhinier pyjesh
Përshkallëzimi i bandave të organizuara, që në mbështetje të strukturave të policisë, sot janë shfaqur në detyrën e tyre të vërtetë në disa raste aktesh dhune, konkretisht, është goditur me mjete të forta me Blerim Cela, antar i LSI koordinator i struktuarave zgejdhore, prisnin të fillonin analizën e punës, persona të armatosur kanë kërcënuar dhe qëllluar me levë në kokë, mosveprimi i komisariati Krujë është skandaloz, edhe e Pukës, persona të shumtë burra, cuba, banditë të Rilindjes kanë sulmuar dy femra, kryetaret e LSI dhe LRI.
Ne kemi informuar strukturat përkatëse, ministrin e Brendëshm, targat, presim reagimin ligjor të strukturave, e gjitha kjo situatë e gjen motivin tek thirrjet skandaloze që Rama fton policinë të marrë vota, banditët në koordinim me ta kryejnë akte dhune, këto raste dëshmojë se sa e inkruiminuar është një pjesë e struktuarve të policsë, i kërkoj zyrtarisht ministrit, kryeministri, shkarkimin për papërgjegjshmëri të drejtorit Haki Cako, shefin të Pukë, Berat, drejtorit në Berat dhe Lezhë, Fushë-Krujë, mosveprimi në një rast është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë, qyetarët përballë mosveprimit. Do jenë të detyraruar të ruajnë veten, integritetin, kërkoj distancim të menjëhershëm.
(M.D/Shuplaka)