Nenkryetari i LSI, Luan Rama në një konference urgjente me mediat nga selia e partisë ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe disa shefave te tjerë të Komisariateve në disa qytete të vendit pas dhunimit të disa eksponentëve të LSI sot në Pukë dhe Fushë Krujë.
“Kerkojme shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të drejtorit të përgjithshëm te Policise Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policise ne Berat, drejtorit te policise Berat, shefin e komisariatit Lezhe dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Ne te kundert do jene te detyruar te mbrojne veten pa i kapercyer kufijte ligjorë”, tha Luan Rama.
Ditën e sotme janë dhunuar një eksponent i LSI në Fushë Kurjë me levë në kokë si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-së. (S.SH/Shuplaka)