Është tërhequr nga gara kandidati i Partisë Social Demokrate për qytetin e Vlorës. Leonard Beqiri ka deklaruar se votat e tij kërkon që t’i kalojnë Partisë Socialiste.
Beqiri ka qenë i pari i listës së Partisë së Gjinushit në Vlorë, po mesa duket tundimi për të shkuar drejt PS-së ka bërë që të braktisë garën më pak se një javë para zgjedhjeve.
Në deklaratën e tij Beqiri thekson faktin që ai mbështet të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Jo më larg se dje të njëjtën lëvizje bëri dhe kandidati i FRD-së në Shkodër Astrit Kuçi, i cili deklaroi mbështetjen e tij për Partinë Socialiste.
Kujtojmë se në Vlorë është kandidat dhe kryeministri Rama dhe siç duket duke qenë edhe në një vend disi jo komod, i gjashti në listë çdo votë është e vlefshme.
(E.K/SHUPLAKA)