Deputeti demokrat, Eduard Halimi që kandidon për një mandat në Berat ka denoncuar në rrjetet sociale një sulm ndaj forumit rinor të PD-së në Urën Vajgurore.
Siç shkruan Halimi, FRPD është përballur me një ‘bandit, punonjës të bashkisë’ gjatë kohës që shpërndarin programin ekonomik.
Halimi thotë se ka denoncuar në polici, ndërkohë që iu bën thirrje partive të dënojnë sulmin.
“Agresohet forumi rinor në Urë Vajgurore, agresorin e pret përballja fatale me ligjin.
Forumi rinor i PD në Urë Vajgurore sot është përballur me një bandit, punonjës të Bashkisë i veshur me pushtet gjatë kohës që shpërndanin planin e Lulzim Bashës.
Kallëzimi është depozituar në Policinë e Shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj të menjëhershëm që së bashku me prokurorinë të përballin me gjithë fuqinë e ligjit, banditin agresor.
I bëj thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin banditesk të agresorit dhe t’i bashkohen thirrjes ndaj organeve të ligjit për të përballur banditin me gjithë fuqinë e ligjit”, shkruan Halimi.
(M.D/Shuplaka)