Një qytetar ka kallëzuar në në Prokurorinë e rrethit Kukës, prefektin e Kukësit Liman Morinën. Qytetari në fjalë pretendon se ka një incizim ku Morina i ofron para në këmbim të votës.
Ky është i disati denoncim për sot, për tentativë për shit-blerje votash, pavarësisht se sot jemi edhe në heshtje elektorale, ku as fushatë nuk lejohet, pa llogaritur këtë akt të jashtëligjshëm për blerjen e votave.
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin rastin në fjalë me shpejtësi, ndërkohë që Këshillit të ministrave u ka kërkuar pezullimin nga puna për Morinën. Vijon… (D.D/Shuplaka)