Kreu i Kuvendit dhe president i ardhshëm Ilir Meta, ka pritur sot delegacionin e Parlamentit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve tëPërgjithshme në Shqipëri.
Mësohet se delegacioni i kryesuar nga Eduard Kukan, përbëhet nga 7 eurodeputetë.
“Policia te jete e paanshme dhe profesionale gjate procesit zgjedhor.”, ka bërë thirrje Meta.
Nga ana tjetër Kukan është shprehur se shpreson për zgjedhje të qeta.
“Shpresojme per zgjedhje te mira e te qeta. Ne deshirojme qe Shqiperia te beje hapa perpara. Shqiptaret meritojne me teper demokraci.”, mësohet të jetë shprehur Kukan. (D.D/Shuplaka)