Në një qendër votimi në Durrës kushëriri i kreut të PS-së në Ishëm Gent Ibrahimi ushtron presion te qytetarët për blerjen e votës. Nga ajo që mësohet derimë tani është se Ibrahimi presionin e ka ushtruar brenda Qendrës së Votimit.
Ky nuk është rasti i parë i denoncimit për presion për blerjen e votave.
Po ashtu te shkolla “Demokracia” në Durrës brenda në oborr ekspontentë të dyshimtë janë duke hapur probleme dhe duke sharë qytetarët apo intimiduar. Spartak Kovaci, drejtor i ujësjellësit në Durres te lagja 7 mendohet se po ushtron presion te qytetarët për të blerë vota.
(E.K/SHUPLAKA)