Disa qendra votimi në disa qytete të Shqipërisë nuk pranojnë shtyrjen e orarit. Mësohet se qendra numër 2994/1 në Fier është mbyllur, kjo për shkak të debateve me komisionerët lidhur me shtyrjen e orarit.
Komisionerët ankohen se nuk janë njoftuar për shtyrje orari nga Komisioni qendror i zgjedhjeve. Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet edhe në disa qendra votimi në Kavajë, si edhe në qendrën e votimit në tiranë, në Vasil Shanto.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër ku komisionerët deklarrojnë se janë njoftuar pas orës 19:00 për shtyrjen e orarit të zgjedhjeve, ndërkohë që ata e kishin mbyllur punën. Po ashtu edhe në Kucovë është shënuar e njëjta situatë, ndërkohë që mësohet se Ermonela Felaj ka patur një përplasje me komisionerët, pasi ka vizituar një qendër votimi kundra ligjit, njëlloj sic veproi më herët ministri i jashtëm Ditmir Bushati.
Ndërkohë edhe në dy qendra votimi në Kkolonjë kanë mbyllur votimin. Bëhet fjalë për qendrat numër 4040 dhe 4023, të cilat e kanë mbyllur votimin dhe po sjellin kutitë në KZAZ. Komisionerët shprehet se u ka shkuar me vonesë njoftimi për mbylljen në orën 20:00.
Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së diskutua mbi pjesmarrjen e ulët në votime ndaj u vendos shtyrja e orarit deri në orën 20:00. Mendohet se shkak i një numri kaq të ulët të jenë festa e Fitër Bajramit dhe temperaturat e larta që nashoqërojnë këto muaj. (D.D/Shuplaka)