Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krrabë, ku një vëzhgues i LSI-së është plagosur pas një sherri me administratorin e PS-së në Kërrabë.
“Shuplaka” mëson se Administratori i Ps-së ka përdorur një levë për të goditur Elvi Cullahin, vëzhguesin e partisë kundërshtare.
Administratori i PS-së Arjan Alldervishi ka qenë sëbashku me 5 persona të tjerë, në momentin kur ka ushtruar dhunë ndaj Cullahit.
Ky nuk është rasti i parë që një mbështetës i LSI-së ka mbetur i plagosur. Mjaftojmë të kujtojmë rastin e sotëm në Shëngjin, ku është ushtuar dhunë ndaj mbështetësit të LSI-së, Florian Dushku, i cili përfundoi në spital i plagosur. (D.D/Shuplaka)