Temperaturat e larta janë shumë shqetësuese për ne. Madje ditët e fundit në kryeqytet ato kanë shkuar deri më 39 gradë celcius.
Meteorologia Lajda Porja në “Rudina” në TVKlan tha se “qershori ka qenë një muaj tipik, gjatë të cilit temperaturat kanë shkuar deri në 33 gradë, me përjashtim të fundjavës që lamë, ku vlerat u regjistruan deri në 39 gradë.”
Por si do të jetë moti gjatë kësaj jave? Porja konfirmon se kjo javë do të vijojë të jetë e nxehtë dhe me temperatura që rriten: “Duke filluar nga dita e sotme, vala e të nxehtit do të rritet duke shënuar kështu vlera më të larta të temperaturave, deri në 36 – 39 gradë. Parashikohet që dita e enjte dhe e premte të kulmojnë me temperatura më të larta. Edhe zonat malore pritet të shënojnë vlera mbi 32 gradë. Zonat më të nxehta parashikohet të jenë zonat qedrore dhe jugore, të cilat do të shënojnë vlera mbi 40 gradë.” shprehet ajo.
Por lind pyetje se çfarë duhet të keni parasysh gjatë këtyre ditëve të nxehta?
1-Lëvizjet që keni për të bërë, vetëm në mëngjes herët.
2-Evitoni lëvizjet në orët e pikut, 12 me 15 (sidomos për moshat e treta).
3-Mbani me vete mjete që mbrojnë nga temperaturat e larta, ҫadrat, kapelat etj.
4-Për moshat e treta, lëvizjet vetëm pas orës 6-7 pasdite, kur fillon edhe era që e bën ajrin më të freskët.
5-Mos harroni kremrat mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, para se të dilni nga shtëpia.
6-Ujë sa më shumë të mundeni për të luftuar dehidratimin nga teperaturat e larta. (J.V/Shuplaka)