Analisti dhe gazetari Andi Bushati duke folur për garën brenda Partisë Demokrtike, dhe situatën politike në News 24, ka deklaruar se nuk ka garë në Partinë Demokratike.
Bushati shprehet se Basha është njësoj si Rama dhe kujtoi garën për kreun e Partisë Socialiste kur Rama sipas tij bëri një garë sa për të thënë përballë Maqo Lakrorit.
“Kemi përsëritjen e të njëjtës fabul, sillemi ndryshe kur duam të marrim votën dhe nëpërkëmbim kur marrim votën, Basha kërkonte zgjedhje pa Ramën kryeministër, zgjedhje të barabarta, tani kërkojnë kundërshtarët zgjedhje të barabarta , tani që e ka mundësi nuk e bën diçka të tillë, kemi përsëritjen e së njëjtës fabul, është një përsëritje e garës që bëri Rama më Maqo Lakrorin, kjo janë ato gjërat që e prishin garën”, tha Bushati.
Ai tha se kemi të bëjmë me të njëjtën dukuri që ka ndodhur gjitha partitë e mëdha, sillen ndryshe kur kërkojnë vota dhe veprojnë ndryshe kur fitojnë.
Për ta ilustruar me një shembull këtë dukuri ai mori si rast Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bushati tha se Veliaj u premtoi zero ndërtime në Tiranë, ndërkohë që i rriti me 164% dhe ka dhënë lëje pafund.
“Para zgjedhjeve u thoshte Veliaj më jepni vota mua se keni 0 ndërtime në Tiranë dhe sapo vjen rrit me 164% lejet në Tiranë, dhe jep lejet pafund”, u shpreh ai.
Sipas Bushatit çadra e nxjerr zbuluar Lulzim Bashën sepse nga çadra ai premtoi se po protestonte për zgjedhje të lira, ndërkohë që tani ka mundësi t’i bëjë brenda partisë ai nuk i bën.
Bushati komentoi dhe kundërshtarët e Bashës, ai tha se ata kanë dy probleme serioze brenda tyre.
Analisti u shpreh se së pari kanë kundër historinë e cila ka treguar se ata që kanë dalë nga partitë nuk kanë krijuar forca të tjera me kredibilitet. Ndërsa problem i dytë sipas Bushatit është mungesa e kohezionit brenda kundërshtarëve të Bashës. Sipas tij e vetmja gjë që I bashkon është se janë kundërshtarë të Bashës.
“Me sistemin partitokratik, historia ka treguar se ato që dalin jashtë e kanë të vështirë të krijojnë një forcë kredibël dhe serioze, kundërshtarët e Bashës kanë dy problem serioze, historia nuk u vjen në ndihmë dhe nuk kanë një kohezion me njëri tjetrin përveç se janë kundër Bashës, e vështirë të mendohet që do të jenë në të njëjtin krah Topalli dhe Bregu”, tha Bushati. (B.H/Shuplaka)