Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës së sotme në qytetin e Durrësit. Restoranti ndodhet në rrugën “Pavarësia”.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Ekspertët që janë në vendngjarje po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
Mësohet se restoranti është në pronësi të një shqiptari të Maqedonisë.
(E.K/SHUPLAKA)