18:31 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Manjani: Ekonomia po largon shqiptarët, s’ka asnjë shans të investojnë të huajt

10:57 | 11/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani: Fazë e re politike, kush është me qeverinë dhe kush ështe kundër saj, këtu fillon dhe organizimi i ri politik në vend

Ish- minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se ekonimia e vendi është në kolaps. “Banka e Shqipërisë raporton kolaps të biznesit. Departamenti Amerikan e Shtetit raporton se “sa e vështirë është për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri”. Dhomat e Tregëtisë thonë të njëjtën gjë”, shprehet Manjani. 

Manjani thekson më tej se  kjo është një ekonomi që nxit shtetasit e saj të investojnë dhe nuk ka asnjë shans të jetë tërheqëse për investimet e huaja. 

“Mjedis mbytës! I mbyllur sa më ska! Një shqiptar që ka kursime të lira nga puna e tij, nuk i investon dot në vendin e tij! Qartësisht nuk konkurron dot me paranë informale që parapaguan lehtësisht çdo gjë.

Një ekonomi që nuk nxit shtetasit e saj të investojnë, nuk ka asnjë shanc të jetë tërheqëse për investimet e huaja! Asnjë! Edhe sikur frakturat e bisnesmenit Libanez të ngjiten me flori, prap nuk ka shanc! Dëmi është i madh!”, shprehet Manjani. 

 

REAGIMI I PLOTË:

Kolaps ekonomik
—-
Banka e Shqipërisë raporton kolaps të biznesit. Departamenti Amerikan e Shtetit raporton se “sa e vështirë është për një biznes të huaj të investojë në Shqipëri”. Dhomat e Tregëtisë thonë të njëjtën gjë.

Qeveria, që ka dy muaj dhe dy të tjerë në vijim, që nuk ekziston ska përgjigje. Ajo është në drejtim të paditur, veçanërisht tani pas votimeve (se zgjedhje nuk kishte).

E gjithë kjo situatë nuk u krijua sot, pa dyshim. Ka kohë kështu!

Taksat mbytëse, tarifat edhe me mbytëse, goditja shtetërore selektive, ashtu sikurse prishja pa shkak i kontratave të lidhura nga qeveria e mëparshme, humbja e arbitrazheve, goditja e deri në dhunë fizike e bisnesmeneve si dhe dorëzimi pa kushte në ekonominë e hashashit, nuk krijojnë kushte të favorshme për asnjë qindarkë investim.

Cilido që sot kërkon të investojë, përveç vështirësisë që imponon zbatimi i idesë së bisnesit në një vend e treg të vogël, do ti duhet të mendojë edhe pasojat e mësipërme.

Çdo taksë apo tatim paguhet paradhënie. Pra për dikë që do të fillojë një biznes do duhet të llogarisë edhe parapagimin, pavarësisht ecurisë së biznesit!!! E pa preçedent!

Natyrisht në këmbim të taksës nuk merr asgjë! 8% e cmimit të shitjes sipas hartës, është taksa e ifrastrukturës për cdo ndërtim. E gjitha paguhet paradhënie. Asgjë nuk të ofron bashkia në këmbim, përkundrazi infrastrukturën duhet ta bësh vetë!

Ky është një shembull tipik i kopalsit në marrëdhëniet Shtet-Privat! Në fakt kjo mendësi stimulon vetëm ato që kanë para cash në dispozicion, sepse cilido tjetër nuk do ta kishte të lehtë të zhvillonte bisnes në këto kushte.

Mjedis mbytës! I mbyllur sa më ska! Një shqiptar që ka kursime të lira nga puna e tij, nuk i investon dot në vendin e tij! Qartësisht nuk konkurron dot me paranë informale që parapaguan lehtësisht çdo gjë.

Një ekonomi që nuk nxit shtetasit e saj të investojnë, nuk ka asnjë shanc të jetë tërheqëse për investimet e huaja! Asnjë! Edhe sikur frakturat e bisnesmenit Libanez të ngjiten me flori, prap nuk ka shanc! Dëmi është i madh!

Ekonomia e kapitalit e gjen gjithnjë mënyrën tua nxjerrje paratë njerëzve nga dysheku! Po kjo e jona mesaduket është ekonomi e dyshekut me kanabis!

Nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur, nëse duam të dalim nga kopalsi. Do na duhet ta shndërrojmë disi territorin e Shqipërisë në një zonë të lirë investimesh!

Në këtë zonë shteti nuk takson investimin por nxit prodhimin dhe konsumin. Kjo zonë nuk funksionon me parapagim, por me ndihmë shtetërore dhe rregull të rreptë.

Ekonomia informale duhet të mbyllet qoftë dhe me koston e një amnistie masive. Paratë duhet të hyjnë në banka dhe aty fillon viti 0 i ekonomisë.

Taksat e konsumit të jenë të përballueshme dhe të mjftueshme për të siguruar funksionimin e një shteti të vogël!

TVSH në doganë duhet hequr një orë e më parë se është një rrjepje e pastër jo vetëm e bisnesit!

Nuk jam ekspert, ndaj kërkoj ndjesë për ndonjë pasaktësi, por ndjesia më thotë se këto elementë janë të rëndësishëm për ekonominë tonë.

E përsëris: ekonomia që largon shtetasit e vet, nuk ka si të jetë për shtetasit e huaj!

Ska reformë më të madhe se EKONOMIA!!

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: ekonomiaylli manjani
Pas

Mandati në Tiranë, zbulohet kërkesa e PS-së në KQZ: Të rinumërohen 10 kutitë

Para

Temperaturat e larta, Emergjencat Civile: 12 vatra zjarri në gjithë vendin

Para
Zjarr i madh në një pyll në Bulqizë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Temperaturat e larta, Emergjencat Civile: 12 vatra zjarri në gjithë vendin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

Rusia këmbëngul në zgjidhjen politike e diplomatike të programit bërthamor iranian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.