Shpesh çiftet pyesin se cilat janë shenjat për një lidhje të shëndetshme, kjo vjen pasi kanë kaluar një ludhje tëpër të vështirë dhe stresuese.
Njerëzit e shëndetshëm kërkojnë një lidhje të shëndetshme, dhe kjo bën që ato të gjejnë dashurinë e vërtetë.
Lidhjet e shëndetshme nuk përfshijnë lojëra mendore apo ‘sinjale mikse’.
Lidhjet e shëndetshme përfshijnë të dy partnerët në mënyrë të barabartë në lojë, ku në disa raste, njëri mund të tërheqë më shumë e tjetri më pak, por ekuilibri në fund mbahet nga të dy. Në këtë marrëdhënie ato janë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nuk është e rëndësishme që ato të kenë të njëjtat interesa por është e domosdoshme të kenë të njëjtin vizion për jetën.
Dashuria e vërtetë është e balancuar.
Ajo nuk ka nevojë për njeriun tjetër që “ta plotësojë” por për një individ të rritur dhe të qartë në idetë e tij. Nuk është e shëndetshme kur dashuria përdoret për të mbushur ato që personi nuk i manifeston dot më vete. Dashuria e vërtetë nuk mundet të përmbushë nevoja apo pjesë që i mungojnë një individi nëpërmjet partnerit. Kjo është varësi simbiotike: tërheqje, që nuk ka lidhje me dashurinë.
Dashuria nuk luan. Ajo nuk shkakton dhimbje apo humbje.
Dashuria e vërtetë është një eksperiencë që na lartëson dhe na rrit si individë. Ajo ekziston por me një kusht: Që të gjeni personin e duhur, duhet të jeni personi i duhur. Kjo, për ato njerëz që bien në gabime të përsëritura në marrëdhëniet e tyre me partnerët. Që të jesh personi i duhur duhet të përmbushësh kushtet për dashuri. Ndërtojeni jetën tuaj në atë mënyrë që të jeni e/i pavarur, interesantë dhe mendjehapur. Kështu do të tërhiqni rreth vetes njerëz të pavarur, interesantë dhe mendjehapur.
(S.SH/Shuplaka)