Pas denoncimit që bëri e moshura nga Berati për drejtorin e ALUIZNI-it , e cila kishte 5 vite që nuk merrrte lejen e legalizimit.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi ka paralajmëruar të gjithë drejtorët se ajo që ndodhi në Berat do të të mos përsëritet më në zyrat e shtetit.
.“O me popullin dhe për popullin o jashtë librit të pagesave të shtetit!”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
Ky është rezultati logjik i një historie që nisi me ankesën e një gruaje 80-vjeçare. Dhe mesazhi i këtij rezultati duhet të jetë i qartë për të gjitha drejtoritë dhe zyrat që u shërbejnë qytetarëve: O me popullin dhe për popullin o jashtë librit të pagesave të shtetit! Kjo është ndoshta lufta më e vështirë që një qeveri ka hapur në këta 27 vjet dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta fituar, por në katër vitet e ardhshme s’do të ketë një minutë të vetëm paqeje mes koalicionit tonë me njerëzit e zakonshëm dhe parazitëve e grabitqarëve në zyrat e shtetit.
(S.SH/Shuplaka)