Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Shkodër në aksin Shkodër-Velipojë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.
Viktima është Prekë Kokli, 60 vjeç.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, Përparim Papa, i cili është komandant trafiku në Komisariatin e Malësisë së Madhe.
Papa ka dhënë sqarime në Polici, duke thënë se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë. Megjithatë, hetimet vazhdojnë. (B.H/Shuplaka)