Këngëtari më i preferuar i fansave të muzikës latine, Marc Anthony, ka humbur personin e tij më të shtrenjtë, nënën.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjetet sociale. Guillermina Quiñones është ndarë nga jeta mesditën e së enjtes në Puerto Rico.
“Sot në mesditë heroina e familjes, shkëmbi, mbrojtësja jonë më e madhe, frymëzimi dhe tani engjëlli, ndërroi jetë. Iku në paqe e shoqëruar nga të gjitha lutjet. Mama, do të më mungosh shumë”, shkruan Anthony.
Pas këtij postimi, të shumtë kanë qenë miqtë këngëtarë por edhe fansat, të cilët i kanë dërguar Marc Anthony-t mesazhe ngushëllimi. (D.D/Shuplaka)