Pavarësisht se përherë është munduar që të mbajë larg vëmendjes familjen e saj, as moderatorja Alketa Vejsiu nuk i ka shpëtuar një fotoje me vajzën e saj.
Moderatorja simpatike kësaj here e ka thyer paksa rregullin dhe na ka “servirur” një foto të shkëputur nga pushimet e saj familjare.
Në foton e postuar gjendet e bija Nikol dhe një fëmijë tjetër po që nuk është i biri. Alketa qëndron e ulut buzë detit teksa sheh të bijën duke buzëqeshur. Bashkangjitur fotos ajo ka lënë mbishkrimin: “Miqtë e mi specialë…Këta të dy janë shokë të ngushtë”.
Ndërkaq pamja që shfaqet pas tyre është vërtet një mrekulli që të ofron bregdeti. (E.K/SHUPLAKA)