Edhe pse mundësitë janë minimale për të kaluar më tej, për Shkëndijën e Tetovës ndeshja përballë Milanit është shumë e rëndësishme për prestigj por edhe për marketing, pasi Milan ka bërë historinë e Europës, duke qenë 7 herë fituesi i Champion League, trofeu më I lakmuar për klube.
Sfida e parë luhet në “San Siro” të enjten më 17 gusht dhe “djalli” ka konfirmuar se deri më tani janë shitur rreth 20 mijë bileta. Ndërsa për ndeshjen e kthimit e cila do luhet një javë më pas, 24 gusht në stadiumin e Shkupit, drejtuesit e Shkëndijës flasin për 10 mijë bileta të shitura.
Me 10 mijë bileta të shitura deri tani për ndeshjen e kthimit, duket se në stadiumin e Shkupit, 36400 vendësh, duket se nuk do të ngelet asnjë stol pa u mbushur. Për shumë tifozë shqiptarë kjo është një mundësi mjaft e mirë për të parë nga afër një nga skuadrat më elitare të Europës. (B.H/Shuplaka)