Avokati i Ismail “Ballist” Morinës, Darko Butigan ka deklaruar se çështja e Ballist Morinës, personit që ngriti droning në Beograd do të rishqyrtohet përsëri dhe sipas tij ekstradimi nuk do të ndodhë përkundër vendimit të shkallës së parë.
“Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail Ballist Morinës. Do të rishqyrtohet edhe njëherë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelisht edhe procedura e azilit që ka kërkuar Islmail Morina”, tha Darko Butigan, për Top Channel. (B.H/Shuplaka)