Ditën e sotme në Paris është mbajtur samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm.
Ky Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm.
Ndërkohë krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit.
Liderët europianë ranë dakord të ndihmonin vendet afrikane përmes aplikimit të politikave të reja migratore dhe grantesh të ndryshme.
Po ashtu qendrat e para-azilit do të marrin financim evropian, njofton një diplomat francez.
Gjatë fjalës së saj kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se vendet evropiane duhet të përcaktojnë qartë se cilët azilkërkues kanë nevoja humanitare të ligjshme dhe po ikin nga varfëria.
“Evropa duhet të rishqyrtojë urgjentisht sistemin e saj të azilit, i cili kërkon nga emigrantët të kërkojnë statusin e refugjatit në vendin e parë që ata arrijnë. Kjo ka vënë një barrë të madhe për Greqinë dhe Italinë, ku vitet e fundit janë goditur më së shumti nga emigrantët.
Edhe situata kaotike në Libi ishte një pjesë e rëndësishme e takimeve të së hënës, teksa u kërkua më shumë mbështetje për të luftuar trafikimin e emigrantëve dhe për të monitoruar kufirin jugor të Libisë.
Ndërkohë, Ministrat e Brendshëm nga Libia, Çad, Niger dhe Mali, të cilët u takuan të hënën me Ministrin e Brendshëm të Italisë në Romë, thanë se axhenda e samitit të Parisit “mund të përbëjë fillimin e një marrëdhënieje të re midis Evropës dhe Afrikës”, tha Merkel.
(S.SH/Shuplaka)