“Mami im, mali që unë mbështes kokën”, kështu thotë në urimin e saj për të ëmën Roza Lati. Rita ka ditëlindjen dhe e bija edhe pse nga larg nuk mund të mungonte me disa fjalë zemre.
Ajo vijon më tej duke thënë se e ëma është mam, bab, motër, vëlla, pra gjithçka që mund të të ofrojë një familje e madhe.
“Sot ka ditëlindjen e vogla ime… Gëzuar 25 vjetorin mbretëreshë! Je mam, bab, motër vëlla, gjithshka unë kam. Siç e thash natën finale të Dance Ëith Me, “Mami im, mali që unë mbështes kokën”.
Për këtë 25 vjetor tëndin unë dua të të uroj nga larg, veç shëndet dhe lumturi. Mos e hiq kurrë buzëqeshjen nga fytyra jote e vogla ime. Je frymëzimi im. ❤️ Roza jote. Rita ime”, shkruan Roza në rrjetet sociale.
Nënë dhe bij e festojnë të ndara këtë ditëlindje pasi Roza ndodhet me pushime jashtë vendit.
(E.K/SHUPLAKA)