Pas largimit nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit Xhani De Biazi ka pasur një periudhë pushimesh në pritje të gjetjes së një skuadre të re.
Ndërkohë që skuadra që përflitet më së shumti që do të kalojë në drejtimin e De Biazit është kombëtarja e Australisë.
Po tranferimi atje i italianit do të vendoset shume dhe nga takimi i së martës mes Australisë dhe Tajlandës. Ish-trajenri i përfaqësueses shqiptare ka qenë gjatë muajve të fundit në negociata me drejtuesit e Federatës Australiane, të cilët janë të gatshëm t’i besojnë atij stolin e Kombëtares, nëse “kangurët” nuk sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin 2018.
Australia u mund dje 2-0 nga Japonia dhe mbetet e treta në grup, me shanse reale për të siguruar të paktën vendin e dytë që aktualisht mbahet nga Arabia Saudite. Australianëve u duhet të marrin një fitore ndaj Tajlandës dhe të shpresojnë që sauditët të mos fitojnë përballë Japonisë së kualifikuar si e para në grup.
Sipas akordit paraprak që ka De Biazi me drejtuesit e Federatës Australiane, nëse Kombëtarja e këtij vendi mbetet në vend të tretë në fund të eliminatoreve dhe detyrohet të luajë play-off për të shkuar në Botëror (aktualisht kundër Sirisë), trajneri Ante Postecoglu do të shkarkohet.
Drejtimi do t’i jepet De Biazit për të udhëhequr skuadrën drejt Botërorit në ndeshjet e muajit tetor dhe nëse ia del mbanë, të udhëheqë “kangurët” në Rusi 2018, aty ku nuk mundi të shkonte me Shqipërinë.
(E.K/SHUPLAKA)