Mbrëmjen e sotme në stadiumin Elbasan Arena ishte e pranishme edhe një tifoze e veçantë për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi.
Ajo është Samanta Tonji, partnerja e Panuçit, e cila pas fitores së kuqezinjve nuk ka ngurruar të shprehë gëzimin e saj.
Në një postim në rrjetet sociale Tonji shkruan: “Shqipëri, bëj tifo për ty. Punë e mirë”.
Duke u nisur nga pjesëmarrja e të fejuarës në stadium, Panuçi është ngacmuar nga gazetarët me pyetje.
“Ju sjell fat e fejuara?”, është pyetja ngacmuese që iu drejtua Panuçit. Mirëpo ky i fundit iu përgjigj shkurt me fjalët: “E lëmë mënjanë jetën private ju lutem”. (D.D/Shuplaka)