Lajm i keq për Kombëtaren Shqiptare. Ekipi ka pësuar një tjetër rënie në renditjen e FIFA-s, ndonëse mbylli muajin shtator me 4 pikë të siguruara në dy ndeshje. K
uqezinjtë kanë humbur 3 pozicione në krahasim me një muaj më parë, duke mbajtur tani vendin e 66-të në klasifikimin botëror.
Fitorja me Lihtenshtejnin që gjendet në vendet e ulëta të klasifikimit si dhe barazimi në fushën e Maqedonisë, e cila pozicionohej më poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, ka bërë që kuqezinjtë të mos sigurojnë shumë pikë nga këto dy ndeshje sipas përllogaritjeve që bëhen për klasifikimin. Ndaj ata kanë parë veten të zbresin me tre pozicione, të kaluar këtë muaj nga Bolivia, Kina dhe Guinea.
Sa u përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin e kualifikueseve, Spanja është në vendin e 11, Italia në vendin e 17 (-5), Izraeli në vendin e 82-të (-12), Maqedonia në vendin e 103-të (+32) dhe Lihtenshtejni në vendin e 137 (+3).
Sa i përket Kosovës, edhe ajo ka pësuar rënie pas dy humbjeve radhazi në kualifikueset e Botërorit. Përfaqësuesja e drejtuar nga Bunjaki mban vendin e 184-t, pasi ka humbur 4 pozicione në muajin e fundit në renditjen e FIFA-s.
(E.K/SHUPLAKA)