Ambasada Amerikane ka publikuar datën se kur do të fillojnë aplikimet për llotarinë.
Ambasada shkruan se aplikimet fillojnë më 3 tetor dhe jep disa këshilla sesi duhet aplikojnë shqiptarët.
“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, shkruan ambasada.
Nuk janë të paktë shqiptarët që presin këtë lajm dhe pritet që të ketë një numër të madh aplikimesh edhe për këtë vit. (J.V/Shuplaka)