Lionel Mesi është ndër futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit, mbase më i miri i të gjitha kohërave.
Ashtu si çdo vit pothuajse edhe këtë sezon ai e ka nisur furishëm për sa i përket numrit të golave të shënuar, deri këtu nuk ka asgjë të re, të gjithë jemi mësuar me “rrebeshin” e golave të Mesit.
Por këtë herë ai është lajm për një fakt tjetër, tejet interesant, ylli argjentinas ka shënuar në 5 ndeshjet e para të kampionatit spanjoll po aq gola sa ka shënuar gjithë skuadra e Realit të Madridit, kundërshtari i përjetëshëm i Barcelonës, 9 gola Mesi, 9 gola Reali I Madridit.
Reali i Madridit po vuan kërtë fillimsezoni mungesën e Kristiano Ronaldos, përveç dizavantazhit të golavë po vuan dhe atë të pikëve pasi ndodhet 7 pikë pas Barcelonës.
duke e analizuar të gjithë kampionatin spanjoll, shihet se Mesi ka shënuar gjithashtu i vetëm, më shumë sesa 16 skuadra të tjera. Të vetmet që e kalojnë argjentinasin janë Atletiko e Madridit, në kuotën 10 gola dhe Real Sociedad, 11.
(B.H/Shuplaka)