Ish-ministri i Drejtësisë Ilir Panda ka sqaruar seancën e pyetje-përgjigjeve me profesor Përparim Kabon me kandidatët për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së.
Panda ka treguar për emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, se përse i prezantoi Kabës penën si objektin më të shtrenjtë.
Panda ka shpjeguar se për të dhe familjen e tij penda ka qenë shumëe shtrenjtë nga ana morale për ta, pasi me të është rritur.
“Unë në vetë jam fëmijë i dy mësuesve. Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve. Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën. Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë. Më i shtrenjti nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i paçmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet.”, është shprehur ai.
Më tej ai ka nënvizuar se është gjendur përpara një pyetje tendencioze nga ana e Kabos. “Kisha disa alternativa: Të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin qe pyeste; etj. Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra një pyetjeje me sens material t’i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral.”, përfundon ai.
Rrëfimi:
“Një penë ose pendë, bashkë me kallamarin e bojës”, madje kur fillova edhe ta shpjegoja vendin ku e kisha blerë dhe të bëja arsyetimin përse e vlerësoja atë objekt si më të shtrenjtin, personi që pyeste më ndërpreu, duke kaluar menjëherë te pyetja e dytë: “Po sa kushtonte ajo pena me gjithë kallamarin?”.
Vendosa t’i them çmimin e tregut, “70 dollarë”. Pyetësi, ndoshta i pakënaqur nga përgjigjet e pyetjes së parë, vazhdoi: “Sa kushton makina juaj?”. Unë iu përgjigja:“Nuk kam një të tillë”. Pyetësi tha:“Nuk e dëgjova”. “Nuk e kam një të tillë“, përsërita unë. Pyetje tjetër: “Po me çfarë udhëtoni?”. Përgjigja: “Më pëlqen transporti publik”.
Pyetjes që vazhdoi:“Po shtëpinë në rrugën “Brigada e VIII-të, sa e keni shitur?”, iu përgjigja se “Kam autorizuar një person tjetër të merrej me atë veprim pasi ishte një operacion i ndërlikuar”.
Dhe unë, faktikisht, kisha vetëm ¼ e pronësisë. Në fakt, në dokumentet e mia nuk rezulton ajo adresë. “Brigada e VIII-të” është emri i rrugës pas pallatit ku kam banuar unë dhe një fakt të tillë e di vetëm një person që është interesuar mirë për të bërë pyetjet.
Arsyetimi: Përse prezantova penën si objektin më të shtrenjtë që kisha blerë?! E para ishte fjala. Fjala thuhej, kumtohej, shqiptohej. Më pas fjala filloi të shkruhej. Fillimisht në tokë, në rërë ose në gur. Por volumi i dijeve që transmetoheshin ishte shumë i vogël deri sa njeriu shpiku penën me të cilën filloi të shkruante në papiruse dhe, më pas në letër. Dhe kështu pena, e ndihmuar nga boja, ndikoi që njeriu të mendonte më mirë, të fliste më mirë dhe trashëgimia e tij e gjithanshme të transmetohej ndër breza gati plotësisht. Pra, pena ndihmoi fjalën. Dhe kështu, deri sa u shpik shtypshkrimi dhe, më pas, kompjuteri. Për mendimin tim pena përfaqëson një hop shumë të madh cilësor në jetën e njeriut.
Unë vetë jam fëmijë i dy mësuesve. Mamaja ime ka qenë mësuese në shkollën fillore dhe me penë u ka mësuar shkrim e këndim qindra e qindra nxënësve. Babai im ka qenë pedagog i gjuhës, letërsisë dhe përkthyes. Me penë e bojë ai ka shkruar mijëra faqe, ndër të tjera dhe një ditar personal për mua që nga dita kur kam lindur dhe deri kur shkova në klasën e parë. Personalisht kam përdorur të njëjtën penë nga klasa e parë deri në të katërtën. Madje edhe kur erdhën stilolapsat në Shqipëri mësuesja nuk na lejonte të shkruanim me ta, duke na shpjeguar se me penë shkruhej më bukur.
Prandaj pra, pena për mua është objekti më i shtrenjtë. Më i shtrenjti nga ana ideale dhe morale. Ai për mua është një objekt i paçmuar, pavarësisht çmimit të tregut që deklarohet. Fakti që kjo gjë nuk u kuptua prej disave për mua përbën vetëm keqardhje. Ndoshta ata kanë pasur në mendje vetëm vlerën materiale dhe nuk kanë kuptuar simbolikën e përdorur. Kështu pra.
I gjendur përpara një pyetje tendencioze kisha disa alternativa: Të mos përgjigjesha fare; të kërkoja kohë të mendohesha; të jepja një përgjigje sa për të kaluar radhën; të ironizoja ose të kundërsulmoja personin qe pyeste; etj. Meqenëse nuk doja të fyeja asnjë në atë sallë, aty për aty, vendosa të bëj një ironi me veten. Pra një pyetjeje me sens material t’i përgjigjesha me sensin ideal dhe moral.
E përsëris. Duke dashur të mos fyeja askënd, unë guxova të bëj një sprovë, një autoironi, duke e menduar atë edhe si një sakrificë, në formën e mbartjes mbi shpinë të lukunisë së keqdashësve, të të painformuarve ose edhe të ndonjë hallexhiu të paditur). Por një sakrificë që vlen, që të bën më të fortë, të pranueshëm dhe të vërtetë. Por, përse vendosa të bëj ironi me veten?! Në balancën e materiales dhe morales vetëm unë e di sa i pasur jam. Disa mund të më konsiderojnë të pasur (materialisht), por kjo është punë e tyre. Unë nuk jam i tillë. Nuk më ka tunduar kurrë materialja. Por, as i varfër nuk jam. Në jetë, unë i qëndroj parimit se “Nuk ka rëndësi sa i pasur je por sa i pasur ndjehesh”. Dhe në këtë kuptim unë ndjehen vërtet i pasur.
(J.V/Shuplaka)