Ministri i Jashtëm i Luksenburgut gjatë konferencës me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka folur dhe për sfidat me të cilët përballet sot BE-ja. Po ashtu ai i ka tërhequr vëmendjen Bushatit për numrin e lartë të azilkërkueve që paraqiten nga Shqipëria.
“Nuk mund të them asgjë për Spanjën, pasi duhet që të gjendet dialog mes Barcelonës dhe Madridit. Edhe pse duhet që ky konflikt të zgjidhet brenda vendit, nëse na kërkohet ne do të veprojmë. Besoj se e dini që në 13 mars 2019 Britania nuk do të jetë më pjesë e BE-së. Për dy vite ne na duhet që të gjejmë një zgjidhje.
Na duhet ekzaktësisht që ta dimë sesa anëtarë do të jemi, prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje. Ju e dini gjithashtu që në Gjermani u mbajtën zgjedhjet dhe ekstremi i djathë u rikthye në Kuvend, dhe kjo mund të risjellë përhapjen e një fryme radikale në të gjithë Europën.
Ju e dini që çelja e negociatave nuk varet vetëm nga ana e Brukselit, po edhe te përpjekja që ju do të bëni. Ne kemi caktuar një person që të na informojë në lidhje me zhillimet në vendin tuaj”, u shpreh ministri i Jashtëm i Luksemburgut.
“Pika e fundit për migracionin, Ditmir ti e di që ky nuk është vetëm një problem i Luksemburgut, po te ne fluksi i azilkërkuesve është shumë i madh. Ju e dini që me liberalizimin e vizave qëllimi nuk është që promovohen marrja e azilit. E di që ju jeni duke bërë përpjekje të vazhdueshme, po situata nuk paraqitet e mirë”, përfundoi Asselborn fjalën e tij.
Pavarësisht se Luksemburgu është një shtet gjeografikisht i vogël, roli i tij në BE është mjaft I rëndësishëm pasi është një nga 5 vendet themeluese.
(E.K/SHUPLAKA)