Nuk kanë të sosur telashet për Kombëtaren Shqiptare që do të niset drejt ndeshjes me Spanjën me mungesa të shumta në ekip.
E sikur të mos mjaftonin mungesat prej ndëshkimeve me kartona, gjendjes gripale të disa prej futbollistëve në minutat e fundit nga një dëmtim Cikalleshi humbet ndeshjen.
Jo vetëm ndeshjen me Spanjën po dhe atë me Italinë që do të luhet pak ditë më vonë në Shkodër. Ai është nisur drejt ekipit të tij ku do të nis edhe fazën e rehabilitimit pasi pritet të mungojë për disa javë.
Në konferencën për mediat që kanë zhvilluar në Durrës, dy nga lojtarët e Kombëtares, ArmandoSadiku dhe Andi Lila shprehen optimist për dy ndeshjet e rradhës.
“Synojmë 3 piksh në “Loro Boriçi” përballë Italisë dhe 1 pikë përballë Spanjës”, është shprehur Lila.
(E.K/SHUPLAKA)