Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ,Damian Gjiknuri pas takimit me banorët në Himarë ku u diskutua mbi planin urbanistik objektet janë përfshirë të gjitha në skemën e shpronësimit.
Në një deklaratë për mediat tha se në përputhje me legjislacionin shqiptar, skema e shpronësimit do të vazhdojë dhe përgjithësisht ajo ka funksionuar edhe për projektin.
“Nga ana tjetër, ka persona që kanë pretendime në lidhje me tokën apo pronën ku kalon projekti. Ne si qeveri kemi marrë angazhimin që të sjellim një grup të veçantë për të bërë matjet e duhura, identifikimin dhe për të ndihmuar këta njerëz që të marrin çertifikatat, në rastet kur u takojnë dhe në përputhje me ligjin për rastet kur e kanë të trashëguar apo të fituar sipas 7501”, tha ai.
I pyetur nëse ishte dakort për këtë proces ishin dakord banorët me këtë proces?
Ai tha se “Në përgjithësi, banorët e panë këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria. Një nga përfaqësuesit e OMONIA-s akuzoi për diskriminim të minoritetit”.
Ndër të tjera Gjiknuri tha se zbatimi i këtij projekti do të nis pas identifikimit të problematikave dhe se do të përfshijë projekte që i shërbejnë komunitetit.
“Do të nisë, pas identifikimit të problematikave të fundit. Projekti përfshin ndërtimin e shëtitores, zgjerimin e disa hapësirave publike. Gjithçka është në interes të publikut dhe nuk bëhet fjalë për projekte privat por për projekt që i shërben gjithë komunitetit”, tha Gjiknuri.