Dje në Shkodër për të ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares ishte i pranishëm dhe presidenti Ilir Meta.
Ajo që u vu re ishte mungesa e Monika Kryemadhit, ndërsa bashkë me Metën ishte dhe vajza e tyre Era, ndërsa në fytyrën e saj nuk mungonte gëzimi i qenies një tifoze nga afër e Kombëtares.
Bashkë me ta ishte dhe një mik i përbashkët i tyre dhe mjaft special, presidenti kosovar Hashim Thaçi. Po ashtu dje në stadium ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, si dhe ish-kryeministri Fatos Nano.
Mbrëmja e djeshme solli mjaft emocione në Shkodër, ndërsa Shqipëria u ndëshkua në minutat e fundit të ndeshjes.
(E.K/SHUPLAKA)