Gazetarja Klodiana Lala, ka thënë se bankat e nivelit të dytë në vendin tonë pranojnë para që nuk u dihet origjina.
E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se përveç pranimit të shumave të dyshimta,bankat pengojnë edhe prokurorinë për të hetuar rreth këtyre shumave.
Sipas saj, kjo është e vështirë për t’u kapur, sepse asetet i transferojnë dhe luajnë me kleçka ligjore të pafundme
“Një nga hetimet pasurore rezultonte se një apartament ishte shitur 33 herë dhe ishte e pamundur të verifikohej nga prokuroria në vite i gjithë kalimi i pronësisë, në lidhje me një aparatament të vetëm”,tha Lala.
Ndër të tjera ajo shtoi se “Në shumicën e rasteve bankat pranojnë para pa kërkuar burimin e ligjshëm të tyre, nuk i kthejnë përgjigje prokurorisë “, përfundoi ajo.
S.SHFaxweb)